Ylli i Arsenalit do t’i nënshtrohet një operimi

Ylli i Arsenalit, Jurrien Timber do t’i nënshtrohet një operacioni në kyçin e këmbës pas një vendimi të marrë nga stafi mjekësor i klubit.
Lojtari ka pasur probleme me gjendjen fizike në javët e fundit dhe nuk është paraqitur në tre ndeshjet e fundit të ligës.
Lajmi nuk është ndonjë goditje e madhe në lidhje me këtë sezon, pasi Arsenali ka vetëm një ndeshje të mbetur këtë sezon në të cilën do të përballet me Southamptonin jashtë fushe.
Skuadra e Mikel Artetës siguroi një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm me një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Newcastle të dielën.
Megjithatë, Arsenali shpreson që lojtari të mos mungojë për një kohë të gjatë.
Arsenali ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon, me lojtarë si Bukayo Saka, White, Gabriel Jesus, Takehiro Tomiyasu dhe Kai Havertz që kanë qëndruar jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“Topçinjtë” mezi presin ta kenë Timberin në dispozicion për ndeshjet parasezonale, kur skuadra e Artetas do të fillojë përgatitjet për të shkuar një hap më tej dhe për të fituar titullin e Premier Ligës pwr sezonin e ardhshwm./IndeksOnline/