13:02 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Arsenalit me urim special për 28 nëntor

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi i ka uruar shqiptarët për festën e Flamurit.

Mustafi ka zgjedhur fjalë të mëdha për popullin shqiptarit duke ndarë edhe një foto me flamurin më të bukur në botë.

“??? Gëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit. U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri-tjetrin. Gëzuar dhe për shumë vjetë Dita e Pavarësisë Kombëtare. Kalofshi sa më mirë këtë Ditë të Madhe. ???? #shqipe #independenceday #albania #sm20”, shkruan Mustafi./Indeksonline/