Ylli i Ballkanit: Pezulloni more aktivitetin sportiv, me rëndësi shëndeti

Janë raportuar dy rastet e para të koronavirusit në Kosovës.
Në futbollin e Kosovës janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e kësaj jave nesër dhe pasnesër pa tifozë, por regjistrimi i rasteve të para nënkupton që këto ndeshje mund të mos zhvillohen fare.
Në lidhje me këtë gjë është deklaruar edhe futbollisti i njohur i Ballkanit, Liridon Fetahaj.
“Pezulloni more aktivitetin sportiv, me rëndesi shëndeti”, ka shkruar Fetahaj në profilin e tij në ‘Facebook’.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gjë.
