75 Mall Live Search
23:42 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Ylli i Barcelonës në dyshim për ndeshjen ndaj Lyon-it

Talenti i Barcelonës, Ousmane Dembele, është në dyshim për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Lyon-it.

Francezi ka pësuar një lëndim në fitoren e kësaj javë me rezultat 3-1 ndaj Rayo Vallecanos.

Testet e para pas ndeshjes tregojnë se ai ka një zgjatje të bicepsit femor në këmbën e tij të majtë.

Ende nuk është e qartë se a do të mungoj në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme, megjithatë shansat janë të mëdha. Ky nuk është dëmtimi i parë i Dembeles këtë sezon, ai më herët mungoi në pesë ndeshje për shkak të problemit me kyçin e këmbës. /IndeksOnline/