09:23 / E Premte, 24 Shtator 2021 / B O

Ylli i Barcelonës sulmon publikisht Koeman: Nuk jemi ekip që luftojmë për top 4-she!

E ardhmja e Ronald Koeman te Barcelona nuk është aspak e sigurt. Barazimet me Granadën e Cadiz i kanë lëkundur karrigen trajnerit holandez.

Sergi Roberto është i fundit që publikisht ka kritikuar situatën në klub.

“Këtu duhet fituar Liga. Nuk mjafton të jemi në top 4-she. Ne jemi Barcelona dhe nuk ka justifikime shtesë. Kemi skuadër për ta fituar La Ligan” ka thënë Roberto./Indeksonline/