Ylli i Bayernit, Bischof: Deri para disa muajsh ishte Granit Xhaka, tani Vitinha…!
Tom Bischof, lojtari i Bayern Munchen bëri një intervistë për “Faxnet”, ku foli për futbollistin më të mirë që ka luajtur kundër.
Ai tha se deri para disa muajsh ishte Granit Xhaka, por kjo ndryshoi në Kupën e Botës për Klube kur skuadra gjermane luajti ndaj Paris Saint-Germainit, shkruan Indeksonline
“Lojtari më i mirë që kam luajtur kundër? Deri para disa muajsh ishte Granit Xhaka. Që nga ndeshja jonë kundër PSG-së, duhet të them: Vitinha! Ai e drejton gjithë lojën. Është gjithmonë në lëvizje, nuk pushon kurrë. Është gjithmonë aktiv”, u shpreh Bischof.
Kujtojmë se Bischof kundër Granit Xhakës luajti kur ky i fundit ishte pjesë e Bayer Leverkusenit./Indeksonline/

