75 Mall Live Search
17:26 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Ylli i Bayernit ndalohet nga policia në gjendje të dehur

Gazeta e madhe “Bild” ka raportuar se njëri nga lojtarët e Bayernit është ndalur nga policia në një gjendje jo të lakmueshme.

Bëhet fjalë për yllin kanadez, Alphonso Davies.

Davies është zënë nga policia gjermane në gjendje të dehur, këtë të enjte, në ora 2:15 të mëngjesit, duke vozitur veturën e tij.

Davies po kalon në vitin e tij të fundit të kontratës me “Bavarezët”, duke mos gjetur ende një gjuhë të përbashkët me gjigantin gjerman.

Të interesuar për shërbimet e tij janë Real Madridi dhe Manchester Unitedi, derisa disa lajme kanë qarkulluar se ai tashmë është pajtuar me kontratën e ofruar nga “Los Blancos”.

Davies erdhi te Bayerni në vitin 2019 nga MLS i SHBA-së, teksa me Bayernin e ka fituar tripletën e famshme më 2020.