Ylli i Bayernit të Mynihut lutet për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Mesfushori shqiptar i Bayernit të Mynihut, Leon Dajaku është prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi të martën në Ferizaj.
Mbi 42 persona mbetën të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në një lokal, shkruan Indeksonline.
Në profilin e tij në Instagram, Dajaku ka postuar një fotografi ku shkruhet ‘lutemi për Ferizajin, shërim të shpejt të lënduarve’.

Ndryshe, mesfushori nga Kosova ka debutuar me Bayernin në Bundesligë si 18 vjeçar.
Mirëpo, këtë edicion ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
/Indeksonline/