75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Ylli i Chelseat po mendon ta ndërrojë përfaqësuesen angleze, shkaku i abuzimeve raciste

Ylli i Chelseat, Callum Hudson-Odoi po mendon ta lë Anglinë. Shkak i këtij vendimi janë fyerjet raciste ndaj futbollistëve anglezë, sidomos pas disfatës në finalen e Kampionatit Evropian.

Hudson-Odoi ka nisur bisedimet me Ganën dhe ka shumë gjasa që të të jetë reprezentues i përfaqësueses afrikane. Babai i Odoit është ganez dhe ka të drejt që ta përfaqësojë këtë shtet.

Ylli i Chelseat raportohet se ka shkuar në Gana ku është takuar me presidentin ganez, Akufa Add dhe me ministrin e sporteve atje për të biseduar procedurat e shtetësisë, shkruan Indeksonline.

Rregullat e Fifa lejojnë një ndryshim të ekipit kombëtar tre vjet që nga paraqitja e fundit për një vend.

Hudson-Odoi luajti ndeshjen e fundit për Anglinë pikërisht ndaj Kosovës me 17 nëntor të vitit 2019 dhe ka të drejt të ndërrojë përfaqësuese.

Callum Hudson-Odoi ka lindur në Londër dhe luajti për të gjitha grupmoshat më të reja të ekipit kombëtar anglez dhe fitoi Kupën e Botës me zgjedhjen U-17./Indeksonline/