75 Mall Live Search
17:23 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Ylli i Cityt kryeson listën e dëshirave të Real Madrid

Real Madrid po kalon një moment jo shumë të mirë që pas largimit të trajnerit Zinedine Zidane dhe yllit Cristiano Ronaldo.

Gjatë afatit të verës, skuadra e Florentino Perez dëshiron të bëjë revolucion për ta rikthyer Realin në kulmin e futbollit ku ishte vitet e fundit.

Futbollisti i parë që ata do të mundohen të transferojnë është ylli i Manchester Cityt, Bernardio Silva, shkruan Indeksonline.

24 vjeçari është zhvilluar në një nga lojtarët kreativë të Pep Guardiolës që nga transferimi i tij prej 43.5 milionë funte nga Monaco 18 muaj më parë.

Guardiola e sheh portugezin si pasardhës afatgjatë të lojtarit kryesor David Silva. Por kjo nuk e ka ndalur Madridin për ta vendosur atë në listën e kërkesave të tyre, ndërsa përgatiten të bëjë ofertë verën e ardhshme.

Dhe kjo mund të shkaktojë bisedime të reja për kontratën e Silva, i cili është bërë një i pëlqyer i madh në Ettihad.

Silva ende ka tre vjet e gjysmë të mbetur në marrëveshjen e tij të tanishme pas nënshkrimit të një kontrate pesë vjeçare kur ai u bashkua. /IndeksOnline/