Ylli i Copa Americas gjithnjë e më afër Arsenalit
Everton Soares ka qenë shumë i lidhur me Arsenalin këtë verë, ndërsa ata duket ta kenë shtuar ritmin për një transferimi të mundshëm.
UOL Sport pretendon se Arsenal po përgaditë një ofertë me vlerë 40 milionë euro për sulmuesin, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu thuhet se Napoli është i interesuar, por ende duhet të bëjë një ofertë zyrtare.
“Çdo ditë kemi disa shenja se disa propozime do të mbërrijnë. Por deri më tani nuk kemi asnjë “, tha Duda Kroeff, zëvendëspresidente e Gremio.
“Menaxhmenti nuk ka shumë punë me të. Ai është një lojtar i madh dhe një person i mrekullueshëm. Dhe agjenti i tij është sjellur shumë mirë. Ai është i qetë. Ashtu si çdo lojtar, ai ka një ëndërr të luajë në Evropë, por ai është gjithmonë i gatshëm dhe me të vërtetë i pëlqen të vesh fanellën e Gremio” – tha Duda Kroeff.
Everton Soares, 23 vjeç, pati një aventurë të paharruar në Copa America, ku edhe u shpall goalshënuesi më i mirë i kompeticionit./Indeksonline/