75 Mall Live Search
18:46 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / AR

Ylli i Dritës zyrtarizohet te skuadra e Ilir Dajës

FC Dinamo ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv Almir Ajzeraj, i cili vjen nga FC Drita për të forcuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Ilir Daja.

Klubi dinamovit ka bërë të ditur se Ajzeraj, 28 vjeç, është lojtari më i ri i skuadrës dhe ka firmosur kontratë me ekipin, duke iu bashkuar menjëherë përgatitjeve në Ohër.

Ai njihet për aftësitë e tij në krahët e sulmit, si dhe në rolin e organizatorit pas sulmuesve, duke sjellë më shumë kreativitet dhe eksperiencë në repartin ofensiv. Ajzeraj ka qenë pjesë e Dritës edhe në garat evropiane, përfshirë grupet e Conference League sezonin e kaluar.

Drejtuesit e Dinamos, me presidentin Adrian Bardhi, kanë theksuar se merkatoja e verës po ecën sipas planit për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese në kampionat dhe në arenën europiane.

“Mirë se erdhe në familjen blu”, thuhet në njoftimin e klubit, ku paralajmërohen edhe afrime të tjera në ditët në vijim.

Transferimi i Ajzerajt shihet si një përforcim i rëndësishëm në projektin e Ilir Dajës për sezonin e ri./Indeksonline/