75 Mall Live Search
19:47 / E Premte, 22 Shtator 2023 / Gj. Sh

Ylli i Eurosong zbulon se vuan nga kanceri, anulon turneun

Ylli i Eurovizionit, Danny Estrin, ka zbuluar se vuan nga kanceri.

Këngëtari i grupit australian Voyager  i cili doli i nënti në Eurovision 2023 me këngën e tyre ‘Promise’, është i detyruar të anulojë turneut e tyre.

Duke postuar në Instagram në faqen zyrtare të grupit, Danny shkroi:

 ‘Përshëndetje të gjithëve, Danny këtu. Javën e kaluar më dhanë disa lajme që ndryshojnë jetën. Jam diagnostikuar me kancer që kërkon trajtim të menjëhershëm. Jam absolutisht i shkatërruar që nuk mund të performojmë në turneun tonë të ardhshëm evropian, veçanërisht pas këtij viti të jashtëzakonshëm të Eurovizionit që kemi pasur.
Ky ka qenë një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë, por që shpresoj që të gjithë do ta kuptojnë”, përfundoi ai.