75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / AR

Ylli i ‘Eurovision’ kërkon falje për postimet raciste

Pasi u kritikua ashpër në rrjetet sociale për ripostimet, muzikanti austriako-hungarez Abor ka folur në Instagram.

“Nga perspektiva ime aktuale, nuk do ta thoja ose shkruaja kurrë më diçka të tillë”, shkroi ai, transmeton Indeksonline.

Pasi Abor, pjesë e grupit "Abor & Tynna" që përfaqësoi Gjermaninë në Festivalin e Këngës në Eurovision, mori kritika të ashpra për ripostime mizogjine, raciste dhe homofobike, ...

Muzikanti austriako-hungarez Abor, i cili përfaqësoi Gjermaninë në Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij viti, shprehu keqardhjen e tij në Instagram.

26-vjeçari, pjesë e dyshes së Eurovisionit Abor & Tynna , është akuzuar për racizëm dhe homofobi nga fansa të shumtë në mediat sociale ditët e fundit.

Abor pranoi se ripostimet në fjalë ishin me të vërtetë të tijat. Megjithatë, ai mohoi të ishte i lidhur me përmbajtje përçmuese. Në kërkimfaljen e tij të publikuar tani në Instagram, 26-vjeçari pranon se “kishte turp” se llogaria nuk ishte e tija./Indeksonline/

Abor u kërkoi falje fansave të tij në Instagram.