75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / AR

Ylli i famshëm bëhet për spital

Aktori i njohur William Shatner u dërgua me urgjencë në spital të mërkurën.

Sipas TMZ-së, ylli i Star Trek-ut pati një problem të papritur me nivelet e sheqerit në gjak, gjë që e detyroi të telefononte emergjencën, transmeton Indeksonline.

Një burim pranë aktorit zbuloi se Shatner tani është “mirë” dhe “duke pushuar”. Pavarësisht moshës së shtyrë (94-vjeç), Shatner mbetet jashtëzakonisht aktiv.

Shatner u bë i famshëm ndërkombëtarisht me rolin e tij si Kapiten James T. Kirk në serialin fantastiko-shkencor Star Trek, i cili filloi të transmetohej në vitin 1966.

Roli i kapitenit e bëri atë të famshëm në mbarë botën dhe ai ishte pjesë e serialit nga viti 1966 deri në vitin 1969./Indeksonline/