Ylli i famshëm humbi 14 kg me Ozempic, shkëlqen me fustan transparent

Ikona e tenisit, Serena Williams, duket më mirë se kurrë, siç e dëshmoi me një seri fotosh në Instagram me një fustan të ngushtë dhe transparent.
Ajo pozoi me këtë pamje përpara Javës së Modës, ku shumë nuk mund t’i hiqnin sytë nga ajo, transmeton Indeksonline.

Serena zgjodhi një fustan të gjatë që i rrinte për trupi për këtë edicion. Fustani ka mëngë të gjata transparente dhe detaje të zeza me pupla, duke i dhënë një pamje joshëse dhe dramatike.
Materiali është paksa transparent, kështu që fustani duket i sofistikuar dhe joshës, dhe kombinimi i të zezës klasike dhe strukturës së puplave i jep një karakter luksoz dhe mbrëmjeje. /Indeksonline/
