11:01 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ylli i “Fast & Furious” ndahet nga bashkëshorti, pas 13 vjetësh martesë

Jordan Brewsteri dhe Andrew Formi kanë ndarë rrugët.

Ylli i “Fast & Furious” është shkurorëzuar nga bashkëshorti, me të cilin ishte e martuar para 13 vjetësh, transmeton Indeksonline.

Sipas burime të afërta me ish-çiftin, ata kanë nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit të mërkurën (1 korrik), por dyshja qe ndarë qysh në fillim të vitit 2020 duke e mbajtur të fshehur deri tani.

Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Rowan 4 vjeçar dhe Julian 6.

Jordani dhe Andrew u takuan pë herë të parë në xhirimet e filmit “The Texas Chainsaë Massacre: The Beginning”, më pas Andrew i propozoj asaj pas një viti lidhje. Më pas ata u martuan në vitin 2007 në një ceremoni private në ishullin Nevis Island./Indeksonline/