75 Mall Live Search
15:14 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / B O

Ylli i futbollit del me një video publike: Jam homoseksual dhe nuk fshihem më

Reprezentuesi i Republikës Çeke, Jakub Jankto ka njoftuar se është homoseksual. Ai ka thënë se dëshiron të jetojë jetën e tij “pa frikë”.

Mesfushori i Sparta Pragës publikoi një video në rrjetet sociale të hënën duke thënë se dëshiron ta jetojë jetën e tij “në liri” dhe se nuk dëshiron më të “fshehet”.

“Si gjithë të tjerët, unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam familjen time, kam miqtë e mi. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri. Pa frikë. Pa paragjykime. Pa dhunë. Por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më” ka thënë Jankto ndër të tjera në videon e publikuar./Indeksonline/