Ylli i futbollit ukrainas lë skuadrën spanjolle: Po nisem për luftë, në vijën e parë të frontit!

Ylli i futbollit ukrainas, Vasyl Kravets ka thënë se është i gatshëm që të lë skuadrën dhe t’i bashkohet luftës për të mbrojtur shtetin e tij.
Futbollisti i skuadrës ukrainase, Sporting Gijon ka thënë se i ka treguar drejtuesve të skuadrës se do të niset për luftë.
“Unë dua të shkoj në luftë dhe të ndihmoj njerëzit e mi. E vërteta është se nuk di të mbush me armë dhe as të gjuaj, por do të jem në vijën e parë të frontit për të mbrojtur territorin tim. Do të flas me Sportingun dhe do të iki” ka thënë mbrojtësi ukrainas./Indeksonline/
