Ylli i “Game of Thrones” ndahet nga i dashuri pas katër muajsh lidhjeje

Ylli i “Game of Thrones”, Emilia Clarke u nda me të dashurin e saj, DJ Sebastian “Bassi” Fox, pas katër muajsh lidhjeje, raporton The Sun.
“Emilia dhe Seb nuk janë më bashkë. Ata u argëtuan, por diçka nuk shkonte mes tyre. Ata bënë më të mirën, por në fund e kuptuan se ndoshta nuk ishin më të mirët për njëri-tjetrin”, tha një burim pranë çiftit, transmeton Indeksonline.
Lidhja e tyre filloi të flitej në nëntor të vitit të kaluar. Çifti më pas u fotografua, duke dalë në Londër dhe menjëherë pas kësaj miqtë e aktores konfirmuan se kishin filluar të jetonin së bashku.
Deri tani asnjëri prej tyre nuk e ka shpallur publikisht ndarjen./Indeksonline/