16:16 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / AR

Ylli i grupit spanjoll Divo vdes nga Covid pas vaksinimit me Johnson & Johnson, e veja thyen heshtjen

Avokati i këngëtarit të njohur spanjoll Carlos Marin, i grupit Divo ka thënë se artisti u injektua me vaksinën Janssen, e njohur ndryshe dhe si Johnson & Johnson, para se të vdiste në spital nga Covid.

Zhvillimi vjen teksa ish-gruaja e Marin,Geraldine Larossa, e njohur gjithashtu me emrin e artit Innocence, theu heshtjen me një homazh të ndjerë në rrjetet sociale duke thënë se vdekja e këngëtarit lë një vrimë të madhe në jetën e saj.

Ai do të varroset në Spanjë me kostumin në të cilin performonte nëpër botë, teksa homazhe pritet të mbahen në Madrid kur trupi i tij të riatdhesohet nga Britania, tha dje motra e tij Rosa.

Zonja Martin tha se këngëtari ishte sëmurur më 7 dhjetor dhe më pas u shtrua në spital.

Ajo shtonte se këngëtari kujdesej të mbrohej nga sëmundja dhe udhëtonte me avion privat por mesohet se është infektuar në koncertet e tij të mbushur me fansa.

Nuk është e qartë se kur e kishte bërë Carlos vaksinën Janssen por së fundmi u zbulua se Marin kishte luftuar me Covid edhe në dhjetor 2019 gjatë një turneu në SHBA.

“Ai shkoi në spital në Manchester në 7 dhjetor dhe nuk u përmirësua ndonjëherë. Kishte bërë vaksinën Janssen dhe kemi dokumentet për ta provuar por ato nuk mbrojnë 100 përqind”, shtoi ajo.