09:30 / E Enjte, 18 Janar 2024 / AR

Ylli i Hollivudit u përgjigjet kritikave për skenat e seksit në filmin ‘Poor Things’

Ylli i Hollivudit, Emma Stone, i është përgjigjur kritikave për skenat e seksit në filmin e saj të fundit, “Poor Things”. Ajo tha për BBC se seksi është një pjesë thelbësore e historisë së personazhit të saj.

Filmi, i cili është bazuar te romani i shkrimtarit skocez Alasdair Grey, shfaq personazhin e Stone, Bella Baxter, një grua e vdekur e ringjallur me trurin e një fëmije të palindur.

Emma Stone u përgjigjet kritikave për skenat e seksit në filmin

Seksi luan një rol të rëndësishëm në film, si një mënyrë për të mësuar Bella-n për të kuptuar trupin e saj dhe se si të tjerët e lakmojnë atë.

Bella mëson se mund të përfitojë nga seksi dhe e shfrytëzon për të financuar studimet.

Emma Stone u përgjigjet kritikave për skenat e seksit në filmin

“Seksi është padyshim një pjesë e madhe e përvojës dhe rritjes së saj, siç është, mendoj unë, për shumicën e njerëzve në jetë,” shpjegoi Stone për BBC. “Unë nuk jam një person që thjesht dua të jem lakuriq gjatë gjithë kohës, por jam dikush që dua ta nderoj personazhin sa më shumë që të jetë e mundur.”