15:44 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Instagramit bën ushtrime me vajzën e vet dyvjeçare

Ylli i Instagramit Hannah Polites, e cila 1.3 milionë fansa i ka bërë për vete me xhirimet e saj të fitnesit nga Bali, ka publikuar këtë xhirim në të cilin bën ushtrime me vajzën e vet dyvjeçare, Evaliah Grace.

Hannah dhe vajza e saj pothuajse gjithmonë janë të veshura njësoj, kështu ishte edhe gjatë këtyre ushtrimeve.

Video-xhirimi përmban ushtrime serioze, mirëpo gjithë vëmendjen e ka“vjedhur” vogëlushja Evaliah, e cila në disa momente ka imituar të ëmën, ndërsa në disa momente të tjera është argëtuar shumë.

“Kërkon të vërë shiritin e vet çdoherë kur bëj ushtrime në shtëpi dhe dëshiron të më ndjekë në palestër. Jogën e praktikon tashmë një vit dhe ushtrimin ‘downward dog’ e bën më mirë se unë”, thotë ajo.

Hannah Polites është me prejardhje nga Australia dhe është 28 vjeçe. Për veten thotë që është e varur nga fitnesi.

As gjatë shtatzënisë nuk i ka ndërprerë ushtrimet, prandaj shumica e kanë kritikuar, mirëpo ajo kishte thënë që punonte sipas këshillave të mjekëve dhe ekipit të ekspertëve.

Pas lindjes, shumë shpejt e ka kthyer linjën e vet trupore.