75 Mall Live Search
23:30 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ylli i Interit drejt Kinës

Katër vjet dhe 109 ndeshje më vonë, aventura e Joao Mirandas në Inter mund t’i vijë fundi.

Lojtari është jashtë projektit teknik të Antonio Conte, i cili madje në deklaratat e tij të fundit kurrë nuk përmendi lojtarin në favor të Godin, De Vrij, Skriniar, Ranocchia, D’Ambrosio dhe Bastoni.

Braziliani është i gatshëm të largohet nga Nerazzurri dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Kinë, në Jiangsu Suning, klubi tjetër në pronësi të familjes Zhang.

Nëse në javët e fundit Monako duket se ka marrë hapat më konkretë për Mirandën, në orët e fundit ka pasur një përshpejtim nga klubi kinez, i gatshëm për të ofruar një kontratë të pasur brazilianit, shkruan CalcioMerkato, transmeton Indeksonline. Marrëveshja përfundimtare ende mungon, por e ardhmja e Mirandës flet gjithnjë e më shumë kinezisht./Indeksonline/