Ylli i Interit, zyrtarisht dhëndërr i Gjakovës (Foto)

Ylli i Interit, Benjamin Pavard ka kurorëzuar dashurinë e tij me modelen dhe aktoren shqiptare me prejardhje nga Gjakova, Kleofina Pnishi transmeton IndeksOnline.
Kleofina Pnishi është një emër i njohur në botën e modelingut dhe artit në Francë dhe Itali, ndërsa në Kosovë ajo njihet për prejardhjen e saj dhe për faktin se është shpesh aktive në promovimin e identitetit shqiptar jashtë vendit.

Çifti është parë bashkë në publik prej disa kohësh dhe kanë ndarë momente të përbashkëta në rrjete sociale./IndeksOnline/
