75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / C E

Ylli i Juventusit e pranon ofertën nga skuadra e Premier Ligës

Siç bëhet e ditur nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, Juventusi është shumë afër shitjes së mesfushorit amerikan, Weston McKennie.

McKennie e ka pranuar ofertën e propozuar nga Leeds United, ku tani kushtet personale nuk do të jenë më problem, raporton KosovaPress.

Tani ka mbetur të zgjidhen gjërat mes Leeds dhe Juventusit, ku të dy klubet po bisedojnë në kushtet e marrëveshjes.

Thuhet se kushtet e marrëveshjes do të jenë pikë kyçe për të vazhduar më pas me raundin e radhës së negociatave.