75 Mall Live Search
10:55 / E Premte, 25 Korrik 2025 / H F

Ylli i Juventusit refuzon të paraqitet në stërvitje mes interesimit nga tri klube angleze

Mesfushori brazilian i Juventusit, Douglas Luiz, do të përballet me masa disipline pasi mungoi pa leje në stërvitje të enjten, raporton The Athletic.

Luiz, i cili u transferua nga Aston Villa për 42 milionë euro verën e kaluar, nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacionin e Thiago Mottas për shkak të dëmtimeve.

Sipas gazetarit Giovanni Albanese, tre klube të Premier Ligës – West Ham, Everton dhe Liverpool – janë të interesuara për të, ndërsa Juventusi mund të kërkojë rreth 35 milionë euro për kartonin e tij.

Më herët, edhe Manchester City kishte konsideruar rikthimin e lojtarit, i cili ishte pjesë e klubit nga viti 2017 deri më 2019.