75 Mall Live Search
19:22 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Ylli i Juventusit rezulton pozitiv me koronavirus, mungon kundër Milanit

Skuadra e Juventus ka lajmëruar se një futbollist i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjal për brazilianin, Alex Sandro, i cili tashmë është në vetizolim, transmeton Indeksonline.

Sandro ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Juventusit këtë sezon.

Ai do të mungoj në ndeshjen kundër AC Milan të mërkurën./Indeksonline/