11:38 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Ylli i Kombëtares së Kosovës infektohet me koronavirus

Gazeta zvicerane “Blick” ka lajmëruar se dy raste me koronavirus janë shfaqur në ekipin e St.Gallen.

Njëri nga ta është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, transmeton Indeksonline.

E gjithë skuadra duhet të hyjë në karantinë dhe për shkak të kësaj ndeshja kundër Zurichut që planifikohej të luhej të dielën, është shtyrë.

Përveç Fazlijit, edhe portieri, Lukas Watkowiak është infektuar me koronavirus./Indeksonline/