Ylli i Kombëtares së Shqipërisë flet për Indeksonline, tregon se nuk do të luaj kundër Kosovës

Me datën 11 nëntor do të zhvillohet ndeshja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Elbasan Arena”.
Tek Shqipëria do të ketë mungesa për ndeshjen e së mërkurës. Njëri nga ta është Lorenc Trashi.

Ai në një prononcim për Indeksonline konfirmoj se nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
“S’jam i disponueshëm në këtë grumbullim me kombëtaren për shkak të rregullave të shtetit këtu ku luaj”, u shprehë Trashi.
Ylli i Shqipërisë luan në ekipin nga Kuvajti, Qadsia SC. Lorenc Trashi është njëri nga lojtarët që luan në formacionin startues të Kombëtares së Shqipërisë./Indeksonline/