16:52 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Ylli i Kosovës lëndohet rëndë, mbetet jashtë fushe për një muaj

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës U21, Eris Abedini ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë një ndeshje me klubin e Granadës.

Abedini ka lënduar ligamentet e brendshme të gjurit, gjë që e detyron atë të qëndrojë jashtë fushave për një muaj, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abedini në një bisedë për IndeksOnline, ku tha se do të kthehet më i fortë.

Ai aktualisht është duke u stërvitur që të rikthehet në formë.

Kujtojmë se kishte dyshime se mesfushori ynë të mos luante për 6 muaj, por me kontrollet e mjekëve thuhet se kohëzgjatja e këtë lëndimi është vetëm një muaj./IndeksOnline/