Krastrati drejt largimit nga Kroacia, kërkohet në Gjermani
Lirim Kastrati pritet të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit në fund të këtij edicioni.
19-vjeçari e ka nisur furishëm këtë sezon në kampionatin elitar kroat, ku ka bërë 17 paraqitje.

Në këto paraqitje, reprezentuesi kosovar ka arritur ta gjejë golin shtatë herë, teksa ka dhuruar dy asistime, transmeton IndeksOnline.
Në prag të hapjes së afatit kalimtar dimëror, Kosovan Football shkruan se sulmuesi kosovar është kontaktuar nga disa klube.
Megjithatë, dëshira e lojtarit është që të mbetet në Lokomotivë së paku deri në fund të këtij sezoni.
Përndryshe, Kastrati është promovuar edhe në Përfaqësuen A të Kosovës nga grupmoshat, U-21. Për ”Dardanët” ai ka bërë vetëm një paraqitje deri më tani./IndeksOnline/
