75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Kosovës nuk e harron vendlindjen, shpërndan dhurata në Kamenicë

Ylli i Kosovës, Lirim Kastrati ka bërë një gjest për lëvdata. Futbollisti i Lokomotiva Zagrebit po kalon pushimet në Kosovë, përkatësisht në vendlindjen e tij në Kamenicë.

Vizitën në vendlindje e ka shfrytëzuar për të ndarë dhurata në ish-shkollën e tij, në Hogosht.

“Kisha nderin dhe knaqësin që i vizitova fëmijët në shkollën fillore Skenderbeu në Hogosht, ku fillova edhe unë hapat e parë të mësimit me mësuesen time të parë Xhemile Agaj ”.

”Shëndet dhe suksese për të gjithë fëmijët, urime festat e fundvitit” shkruan Kastrati në njoftim.