Ylli i Kosovës shijon bregdetin e Turqisë para kalimit te klubi i ri
Pak ditë më parë u zyrtarizua transferimi i mbrojtësit të Kosovës, Fidan Aliti nga Skënderbeu te Kalmari.
Ekipi shqiptar përfitoi 150 mijë euro nga ky transferim. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka shfrytëzuar pak ditë pushim që i kanë mbetur për të pushuar në bregdetin e Turqisë në Belek.
Ai ka postuar këtë fotografi në rrjetin social Instagram. /Indeksonline/
