75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Gj Sh

Ylli i LA Lakers-it arrestohet në aeroport për posedim marihuane

Ylli i NBA-s, Deandry Ayton, është arrestuar të marten më Aeroportin Ndërkombëtar Lynden Pindling në Bahamas për posedim marijuane.

Sipas raportimeve të fundit, basketbollisti i LA Lakers-it u ndalua në vendlindjen e tij, dhe më pas u lirua, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse Bahamas ka ndërmarrë hapa për të legalizuar marihuanën për qëllime mjekësore dhe fetare, droga mbetet e paligjshme në Bahamas.

Policia e Bahamas dhe skuadra e Los Angeles Lakers-it nuk kanë dhënë informacione për arrestimin e Deandry Aytonin./IndeksOnline/