75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 25 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ylli i La Ligës e lë kombëtaren, shkak mosdhënja dorëheqje e presidentit

Futbollisti i Betisit, Borja Iglesias është larguar nga kombëtarja spanjolle.

Ai këtë vendim e ka marrë pasi Luis Rubiales nuk dha dorëheqje nga posti i Presidentit të Federatës së Spanjës, shkruan IndeksOnline.

“Kam marrë vendimin që të mos kthehem në Kombëtare derisa gjërat të ndryshojnë dhe ky lloj akti të mos mbetet pa u ndëshkuar.

Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer. Si futbollist dhe si person nuk ndihem i përfaqësuar nga ajo që ndodhi sot në Ciudad del Fútbol de Las Rozas. Më duket për të ardhur keq që ata vazhdojnë të bëjnë presion dhe të përqendrohen te një shok skuadre.

Veshja e fanellës së Kombëtares Spanjolle është një nga gjërat më të mëdha që më ka ndodhur në karrierën time. Nuk e di nëse do të jem sërish një opsion, por kam marrë vendimin që të mos kthehem në Kombëtare deri gjërat ndryshojnë dhe këto lloj aktesh nuk mbeten pa u ndëshkuar.

Për një futboll më të drejtë, më human dhe më të denjë”, ka shkruar Iglesias në rrjetet sociale.

Presidenti i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales ka qënë personi më i përfolur ditët e fundit, ku pasi Kombëtarja e Spanjës në kategorin e femrave arriti ta fitonte Kupën e Botës, ai gjatë ceremonisë puthi futbollistët e kombëtarës.

Ajo që bëri bujë më të madhe ishte puthja në buzë e Rubiales me futbollisten./IndeksOnline/