Ylli i Lille në radarin e Milanit

Jonathan David do të largohet nga skuadra e Lille në fund të sezonit.
Sulmuesi kanadez, ka shkëlqyer vitet e fundit, ku ka bërë që shumë skuadara të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave franceze, David është duke u ndjekur nga disa skuadra nga Premierliga dhe Serie A.
Raportohet se skuadra e Milanit gjatë verës do të tentoj të nënshkruaj me 24-vjeçarin kur dihet se është në vitin e fundit të kontratës.
Kuqezinjët janë favoritë për të transferuar Jonathan David, kjo pasi kanë edhe raporte të mira me skuadrën e Lille.
Sulmuesi kanadez ka shënuar 16 gola në 28 ndeshje këtë sezon në Ligue 1./IndeksOnline/