75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Ylli i Liverpool-it tregon listën e këngëve që po i dëgjon para ndeshjes në Champions League

Futbollistëve ju duhet koncentrim maksimal para ndeshjeve, prandaj ata kanë mënyra të ndryshme për ta bërë këtë.

Duke qenë se muzika konsiderohet edhe si  qetësim i mendjes, dhe një metodë mjaft relaksuese, yjet e futbollit i shohim vazhdimisht me kufje duke dëgjuar artistin apo këngën e tyre të preferuar, shkruan Indeksonline.

Është ylli i Liverpool, Gini Wijnaldum ai që së fundi ka zbuluar listën e këngëve që dëgjon para ndeshjes në Champions League që zhvillohet nesër kundër Atletico Madridit.

“Përditësimi i listës së këngëve. Duhet pak muzikë për një lojë të madhe nesër, hidhni poshtë sugjerimet tuaja. Kontrolloni listën e plotë këtu”, ka shkruar Wijnaldum duke postuar katër këngët që ai po dëgjon aktualisht.

Lista e këngëve më poshtë:

3 Vets – The Future Kingz⁣ Can You Hear Me

Omarion feat. T-Pain⁣

Jackie Chan – Bantu & Dr. Chaii⁣

 V.I.P. – Defano Holëijn feat. Latifah./Indeksonline/