20:24 / E Enjte, 20 Maj 2021 / A. A

Ylli i Liverpoolit ftohet të luaj kundër Kosovës

Kombëtarja e Guinesë ka publikuar listën e 23 futbollistëve të ftuar për 4 miqësoret që do të zhvillojë në qershor, kundër Turqisë, Togos, Kosovës dhe Nigerit.

Përzgjedhësi Didier Six ka ftuar futbollistët më të mirë, duke përfshirë këtu mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita dhe atë të Romës Amadou Diawara.

Guinea luan kundër Kosovës më 8 qershor në Turqi.

Kjo është lista e plotë e kësaj përfaqësueseje.

/Indeksonline/