Ylli i Liverpoolit refuzon rinovimin e kontratës, kërkon largimin
Dikur shihej si njëri ndër mbrojtësit e majtë më me perspektivë në botë por, që prej transferimit në Liverpool nga Sevilla, Alberto Moreno nuk i ka përmbushur asnjëherë pritshmëritë e fansave të Liverpoolit.
Alberto Moreno sot i ka komunikuar klubit të Liverpoolit dëshirën të largohet dhe se nuk e ka në plan të nënshkruajë kontratë të re, shkruan IndeksOnline.

Moreno ka shprehur dëshiren e tij të rikthehet në Spanjë, atje ku shkëlqeu sa ishte në rradhët e klubit andaluzian Sevilla./IndeksOnline/