75 Mall Live Search
20:31 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Liverpoolit shkel fushën pas tetë muajsh

Ylli i dëmtuar i Liverpool Alex Oxlade-Chamberlain ka zbuluar ditën e hënë se është rikthyer të stërvitet në fushë për të parën herë pas tetë muajsh.

Mesfushori anglez pësoi një dëmtim të tmerrshëm kur krisi ligamentin e gjurit në një ndeshje të sezonit të kaluar të Champions League.

Jo vetëm që dëmtimi i mohoi pjesëmarrjen në Kupën e Botës, por ai mund të humbasë edhe pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Pas muajsh të tërë riaftësim dhe punë të lehtë në palestër, Chamberlain ka bërë përmirësime të dukshme.

Ai ka postuar një foto në Instagram, duke u treguar të gjithëve progresin e tij. “Ndjesia kur më në fund shkel bar për të parën herë pas tetë muajsh,” shkruan ai teksa shihet duke u stërvitur përkrah dy përgatitësve atletikë.