Ylli i Liverpoolit vendos të largohet nga “Anfield” (Foto)
Skuadra e Liverpoolit do të mbetët pa futbollistin, Danny Ings.
Sipas mediave në Britani, futbollisti ka kërkuar nga drejtuesit e Liverpoolit të largohet nga “Anfield” gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton IndeksOnline.
Ings ka zhvilluar vetëm 14 paraqitje për “The Reds” që nga transferimi i tij në vitin 2015 nga Burnley. Anglezi ka shënuar tri gola për Liverpoolin.
Të interesuar për shërbimet e sulmuesit janë, Burnley dhe Wolves./IndeksOnline/