75 Mall Live Search
19:41 / E Enjte, 14 Mars 2024 / Gj. Sh

Ylli i Llapit merr ftesë nga Foda për ndeshjet e muajit mars

Futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi do të jetë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Krasni ka marrë ftesë nga selektori Franco Foda, shkruan IndeksOnline.

Selektori gjerman pritet të publikojë listën e plotë gjatë ditës së nesërme.

Kosova do të luaj ndaj Armenisë me 22 mars dhe kundër Hungarisë me 26 mars./IndeksOnline/