Ylli i madh i futbollit turk bëhet bashkëlojtar me Rashicën

Besiktasi ka bërë një lëvizje të madhe në këtë merkato.
Ata kanë nënshkruan me anësorin turk, Cengiz Ünder nga Fenerbahçe.
Ünder, do të vijë në formë huazimi te gjiganti turk, të cilët kanë opsionin edhe për ta bërë lëvizjen e përhershme.

Te Besiktasi ai do të luaj përkrah yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.
Under gjatë karrierës së tij ka luajtur te Basaksehir, Roma, Leicester City, Marseille, Fenerbahçe dhe së fundi ishte i huazuar në MLS te skuadra e Los Angeles FC./IndeksOnline/