11:28 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Ylli i Man City thyen tri herë rregullat brenda 24 orëve, jep një arsye emocionale për këtë

Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker ka reaguar me një shkrim pasi që mediat kanë raportuar se ai ka thyer rregullat tri herë brenda 24 orëve.

Pas këtyre reagimeve të shumta, Walker bëri një postim në të cilin ka treguar se këto veprime i ka bërë për shkak të familjes së tij, transmeton IndeksOnline.

“Kohët e fundit kam kaluar në një nga periudhat më të vështira të jetës time”, ka thënë futbollisti.

“Unë udhëtova në Sheffield për t’i dhuruar motrës time një kartolinë për ditëlindjen. Pastaj udhëtova në shtëpinë e prindërve për të marrë disa ushqime të gatuara në shtëpi. Përsëri, ka qenë nja dy muaj jashtëzakonisht e vështirë për ta.”tha futbollisti duke e treguar arsyen e thyerjes së rregullave.

Po ashtu Walker nuk është futbollisti i parë i Premier Ligës që kritikohet për shkeljen e rregullave të izolimit./IndeksOnline/.