Ylli i Man Cityt në paraburgim, i shtohen akuza të reja për përdhunim!

Ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy vazhdon të jetë në paraburgim që nga fundi i muajit gusht. Mbrojtësi francez akuzohet për përdhunimin e një femre.
Por, situata për të po rëndohet edhe më shumë. Në seancën e sotme gjyqësore, janë ngritur edhe katër aktakuza të reja për përdhunim.

Para trupit gjykues, Mendy e gjen veten duke u përballur me gjashtë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual.
Mbrojtësi i krahut do të gjykohet nga gjykata në Chester me 24 janar./Indeksonline/