12:47 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ylli i Man Utd në sherr me Mourinhon, mund të largohet në janar

Ylli i Manchester United, Henrik Mkhtaryan mund të largohet në janar. Kjo pasi që futbollisti armen thuhet të ketë probleme të vazhdueshme me trajnerin portugez.

Problemet kanë filluar që nga paraqitja e dobët e Mkhitaryan ndaj Brighton ku Mourinho publikisht e kritikoi atë.

Më pas futbollisti ka shprehur pakënaqësi edhe në stërvitje ku raportohet të ketë probleme verbale mes tyre.

Për këtë, Mkhitaryan i ka kërkuar agjentit të tij që të kërkoi një skuadër të re për të në muajin janar pasi nuk dëshiron më që të jetë nën urdhërat e Jose Mourinhos./Indeksonline/