17:23 / E Enjte, 10 Maj 2018

Ylli i Manchester Cityt dëshiron rikthimin në Atletico Madrid?

Argjentinasi, Sergio Aguero i cili aktualisht është lojtar i Manchester Cityt nuk ka luajtur që nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Sulmuesi i rrezikshëm, vuan nga një lëndim dhe shumë lehtë mund të humbasë edhe Kupën e Botës “Rusi 2018”, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Marca”, Aguero shumë lehtë mund të rikthehet në ish-klubin e tij, Ateltico Madrid.

Madje, ana spanjolle mund ta sheh të mirëseardhur këtë dëshirë të argjentinasit, të cilin mund ta përdorin si zëvendësues ideal të Antonie Griezmann.

Francezi me shumë gjasa do ta lë Atleticon, pasi ka marr oferta të ndryshme qysh nga sezoni i kaluar./IndeksOnline/

Mos i humb