75 Mall Live Search
19:42 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ylli i Manchester Cityt i del kundër gruas së tij për shkak të Guardiolas

Mbrojtësi ukrainas i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko ka dal kundër gruasë së tij, Vlada Sedan pasi kjo e fundja bëri disa kritika në drejtim të trajnerit, Pep Guardiola.

Ajo akuzoj Guardiolan për taktikat në ndeshjen kundër Lyon, ku anglezët pësuan humbje 3:1, transmeton Indeksonline.

“E patë çka ndodhi. Nuk jam futbolliste, trajnerë, kritike apo analiste. Unë e kuptoj që opinoni im nuk është autoritativ”

“Unë nuk kam ta drejtë ta them këtë dhe me siguri që Zinchenko do ta ma ndaloj  këtë por unë them se ky është gabim totalisht i Guardiolas”

“Në këto momente kruciale, duke përdorur taktikat eksperimentale për Cityn. Unë nuk kam të drejt të kritikoj, por përse luajti me tre mbrojtës?”, ishin disa nga djalët e Vlada Sedanit në një nga videot e saj në Youtube.

Zinchenki reagoj përmes një postimi në Instagram duke thënë se gruaja e tij nuk duhej t’i kishte thënë ato fjalë në rrjetet sociale por sipas tij, ajo ka folur si një tifoze e zemëruar.

“Edhe pse ajo është gazetar dhe po ashtu tifozë. Gjatë sezonit ajo ka udhëtuar me ne në të gjitha ndeshjet si mysafirë dhe në ndeshjet si vendas sepse ajo është një tifozë e flakët e Cityt. Në video mund të shihni emocionet pas ndeshjes dhe ajo jep një opinion si të gjithë tifozët sepse ajo dëshiron që ne të luajmë më mirë”

“Ne e kuptojmë totalisht se ajo nuk duhet ta kishte publikuar në rrjetet sociale sepse ajo është gruaja ime por ajo nuk po e bënte opinionin si një gazetare menaxhere e ekipit, ajo vetëm reagoj si një tifozë e dëshpëruar”, u shprehë Zinchenko./Indeksonline/