75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / B O

Ylli i Manchester Cityt kaloi festat në një nga burgjet më të ashpra në Angli

Benjamin Mendy vazhdon të jetë në burg që nga shtatori i vitit të kaluar. Ylli i Manchester Cityt ka shtatë akuza për përdhunim.

Mendy kaloi festat e fundvitit në një nga burgjet më të ashpra në Angli, i njohur si “Strangeways”, shkruan Indeksonline.

Autoritetet e burgut në Mbretërinë e Bashkuar kanë autorizuar transferimin e futbollistit në një burg të sigurisë maksimale pasi kishin frikë për sigurinë dhe integritetin fizik të një Mendyt.

Futbollisti ka kaluar Krishtlindjet në një nga burgjet më të rënda në vend ku ndjeu frikë kur pa të burgosurit në natën e tij të parë në burgun e Chesterit.

Mbrojtja e tij ka paraqitur tri kërkesa për lirim me kusht, të gjitha të cilat janë refuzuar.

Mendy tani akuzohet për tetë krime kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim që përfshijnë katër gra./Indeksonline/